Franca zemërohet pasi Britania e Madhe i kërkoi t’i ndalojë emigrantë të kalojnë në kanalin anglez

 

Tensionet mes Parisit dhe Londrës janë rritur pasi 21 emigrantë kanë vdekur në brigjet e kanalit anglez Calais.

Ministri i Brendshëm francez, Gerald Darmanin, e ka anuluar të premten vizitën e homologes së tij britanike, Priti Patel, me të cilën kishte për të diskutuar të dielën për migracionin.

Kjo masë vjen pasi kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, i bëri thirrje Francës që të “marrë emigrantët”, kjo në një letër të cilën ia kishte dërguar presidentit francez Emmanuel Macron të enjten.

Në letër propozohej që të bëhen patrullime të përbashkëta detare, ajrore dhe tokësore duke filluar nga javën e ardhshme, një ide të cilës Franca i ka rezistuar.

Darmanin kishte thënë se letra është një “zhgënjim”, bërja publike e saj i bëri gjërat edhe “më keq”, duke nxitur anulimin e vizitës, shkruan Euronews.

 

\RTV-Okarina\