Washington Inspektori Gjeneral i FSK-së Gjeneral Brigade Bashkim Jashari me bashkëpunëtorë ka qëndruar në një vizitë pune në SHBA
Gjatë vizitëz së tij i shoqëruar edhe nga Atasheu i Republikës së Kosovës në SHBA Gjeneral Brigade Xhavit Gashi ka realizuar vizita të rëndësishme në strukturat uhtarake dhe të sigurisë në fushat e inspektoriatit.
Vizitat janë realizuar në Pentagon, Washington D.C. si dhe në selinë e Agjencië së Inspektorit Gjeneral të Ushtrisë së SHBA-ve.
Po ashtu Gjeneral Brigade Bashkim Jashari ka pasur takime të rëndësishme me Gjeneral Lejtënant Peter M. Vangjel, Inspektor Gjeneral i Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Gjat takimit kokë-me-kokë në mes të Gjeneral Brigade Bashkim Jasharit dhe Gjeneral Lejtënant Peter M Vangjel u bisedua për modalitet e bashkëpunimit në mes të dy institucioneve homologe.
Delegacioni i FSK-së është pritur edhe nga Stafi i Agjencisë së Inspektoratit të Shteteve të Bashkuara si dhe stafi i shkollës së Inspektorëve të Ushtrisë së SHBA, të kyresuar nga Komandanti Kolonel James Brandon.
Vizita është vlerësuar nga të dy palët si shumë e suksesseshme e cila do ti paraprijë thellimit të ashkëpunimit të dy institucioneve në çështjet me interes të përbashkët nga fusha e inspektoritatit.rtvokarona.