Llapi fiton msërish me rikthim

 

Para pak çastesh ka përfunduar ndeshja në Skënderaj ndërmjet Drenicës dhe Llapit, ku fitore shënuan musafirët me rezultat 5-3.

 

Në pjesën e parë vendasit luajtën më mirë, madje dhe kaluan në epërsi falë golit të Kreshnik Ukës në minutën e 25′.

 

Pjesa e dytë nisi shumë keq për drenicasit të cilët thuajse nuk ekzistonin fare në fushë dhe si pasojë Llapi shënoi pesë gola për 22 minuta.

 

Prençi 48′, Rivera 56′, Veliu 61′, Firmino 66′ (penallti) dhe Idrizi 68′ i dhanë llapjanëve epërsinë 5-1.

 

Kreshnik Uka shënoi edhe dy gola të tjerë për Drenicën 83′ dhe 94′ (penallti) dhe kompletoi hat-trick-un e tij, por që nuk i mjaftoi kuqezinjëve.

 

\RTV-Okarina\