Gjykata Speciale konfirmon që ka prej të paraburgosurve që janë infektuar me COVID-19, por nuk jep detaje

 

Në Dhomat e Specializuara të Hagës është raportuar se disa nga të paraburgosurit kanë dalë pozitivë për COVID-19.

Zëdhënësja për Informim dhe Komunikim në Gjykatën Speciale, Angela Griep për Klankosova.tv e ka konfirmuar se kanë dalë teste pozitive me COVID-19 në këtë institucion, por që nuk ka dhënë informacione më të detajizuara.

“Për arsye të privatësisë, ne nuk mund të komentojmë mbi statusin COVID të individëve në ambientet e paraburgimit, por mund të konfirmojmë se ka teste që kanë dalë me rezultat pozitivë”.

“Shërbimet mjekësore janë plotësisht të angazhuara dhe çdo person që ka rezultuar pozitiv merr shërbime të plota mjekësore duke përfshirë një oficer mjekësor që i viziton të paktën dy herë në ditë”, ka thënë Griep.

Në paraburgim në Hagë janë Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi, Hysni Gucati, Nasim Haradinaj, Salih Mustafa dhe Pjetër Shala.

 

\RTV-Okarina\