Ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka thënë se Qeveria e Kosovës, veçse ka nisur vendosjen e reciprocitetit ndaj Serbisë.
Megjithatë ajo shpjegoi në hapa konkret se në ç’mënyrë është planifikuar vendosja e kësaj mase.
”Po, do të vendosen dhe janë duke u vendosur veçse”.
”Nëse e kuptoni konceptin reciprocitet dhe e kuptoni se do të thotë barazi. Të gjitha këto ligje e kanë parimin e barazisë, reciprocitetit. Unë veçse kam filluar me planin tim sa i përket parimeve nga Organizata Botërore e Tregtisë”.
”Duhet të jemi edhe më të përgatitur kur jemi në terren. Ne kemi marrë vendimet për masat antidamping. Ne jemi duke bërë analiza të gjëra, sa i përket të gjitha produkteve industriale që prodhohen në Kosovë”.
”Ne do të vazhdojmë tutje për të gjitha ligjet që kemi thënë se do t’i zbatojmë. Unë kam pyetur në mandatin e parë se sa ne kemi logjistikën tonë në terren të përgatitur”.
\RTV-Okarina\