330 raste aktive me coronavirus në Kosovë

 

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive është 330.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.719, ndërsa nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 2,982 persona.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.499 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.607.518 doza të vaksinës.

Deri më sot 757.103 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë