Champions League rikthehet sonte me ndeshjet e xhiros së pestë në grupet E, F, G dhe H, ku padyshim ndeshja më interesante pritet të jetë Chelsea – Juventus.
Në grupin E, nga ora 18:45, Bayerni i kualifikuar do përballet me Dynamo Kyivin e cila gjendet e fundit në grup, kurse Barcelona luan vetëm për tre pikë kundër Benficas dhe të sigurojë kalimin në fazën tjetër, kjo ndeshje zhvillohet me fillim nga ora 21:00.
Në grupin F çështja e kualifikimit në fazën tjetër akoma nuk është zgjidhur.
Me fillim nga ora 18:45 do të zhvillohet ndeshja më interesante e grupit, ku Villareali pret në tokën spanjolle Manchester Unitedin, të cilët në fundjavë shkarkuan trajnerin Solskjaer.
Të dy skuadrat gjenden me pikë të barabarta në grup (7 pikë) të ndjekura nga Atalanta me 5 sosh.
Atalanta udhëton në Zvicër vetëm për tre pikë dhe për t’i dhënë vetes një shans për kualifikim në xhiron e fundit. Në Itali zikaltërit kishin fituar minimalisht 1-0 dhe edhe sonte pritet ta kenë të vështirë kundër Young Boys.
Edhe grupi G ashtu si dhe grupi F kanë situatë pothuajse të ngjashme.
Salzburgu prin në tabelë me 7 pikë dhe nëse sonte arrin në marrë një fitore në udhëtim tek Lille, atëherë do prejnë biletën për fazën tjetër.
Në ndeshjen tjetër të grupit, Sevilla pret Wolsfburgun që me një fitore eventuale gjermanët do kërkojnë kualifikimin në xhiron e fundit.
Ndeshja e fundit në gjermani kishte përfunduar baras 1-1.
Në grupin H, Juventusi udhëton në Londër për ndeshjen më interesante të mbrëmjes.
Chelsea – Juventus garanton spektakël për shumë arsye, ku njëra prej arsyeve është se nuk e kanë asnjëra skuadër presionin e kualifikimit, sepse Juventusi veç është në fazën tjetër, kurse Chelsean vetëm një “çmenduri” mund ta eleminojë, andaj për të mos i lënë asgjë rastësisë, “blutë” do kërkojnë fitoren ose së paku një pikë.
Në ndeshjen e fundit ndërmjet tyre në “Stamford Bridge” ndeshja përfundoi në barazimin spektakolar 2-2.
Të gjitha ndeshjet dhe oraret e mbrëmjes së sontme:
\RTV-Okarina\