Torino ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Udineses 2:1, në ndeshjen e fundit të xhiros së 13-të në Serie A.
Brekalo realizoi golin e epërsisë për vendasit në minutën e tetë, gol që bëri diferencën në pjesën e parë.
Me të filluar pjesa e dytë, vendasit realizuan sërish. Ishte Bremer që shënoi për 2:0 në minutën e 48-të të ndeshjes.
E gjitha çfarë bëri Udinese ishte goli i ngushtimit të rezultatit i shënuar në minutën e 77-të nga Forestieri.
Futbollisti kosovar, Mërgim Vojvoda luajti tërë ndeshjen, ndërsa nga Whoscored u vlerësua me notën 6.7. rtvokarina.