Kroacia dërgon sot 130 ushtarë në Kosovë

 

130 pjesëtarë të ushtrisë kroate në mesin e tyre edhe gjashtë gra, do të nisen sot për në Kosovë si pjesë e misionit paqeruajtës të KFOR-it.

Kështu ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes së Kroacisë përmes një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare.

Ministria ka bërë të ditur se ceremonia solemne e nisjes do të fillojë sot nga ora 10:30 në kazermën ″Brigada e Ushtrisë Kroate” në Nasice.

Në këtë ceremoni do të marrin pjesë presidenti i Kroacisë Zoran Milanoviq dhe ministri i Mbrojtjes Mario Banozhiq.

Ndryshe, ky është kontingjenti i 36-të me pjesëtarë të ushtrisë kroate që janë pjesë e NATO-s dhe nisen për të shërbyer në Kosovë.

 

\RTV-Okarina\