Punëtorët e kompanisë “NeëCo Ferronikeli”, nën organizimin e Sindikatës së Pavarur të Ferronikelit, do të protestojnë sërish para Qeverisë së Kosovës.
Protesta do të mbahet më 23 nëntor, duke filluar prej orës12:00 dhe kjo është protesta e dytë, pas asaj të 28 tetorit, që mbahet për të kërkuar nga Qeveria zgjidhje për kthimin në punë të mijëra punëtorëve të kompanisë, të cilët mbetën pa punë nga 8 tetori, kur u ndal prodhimi në “NeëCo Ferronikeli” si pasojë e krizës energjetike.
Kujtojmë se ministri i financave, Hekuran Murati gjatë një debati parlamentar të mbajtur javë më parë në Kuvend, ka akuzuar PDK-në për gjendjen në këtë gjigant industrial, sipas tij po mos të ishte privatizuar kjo fabrikë, Qeveria do t’i dilte në ndihmë.
“Fajin kryesor për mosfunksionimin e Feronikelit e ka PDK-ja. Fillimisht duke penguar zhvillimin e kapaciteteve të reja në energjitik dhe së dyti duke privatizuar një aset sic është Feronikeli me pretekstin se është barrë e shtetit dhe tash vjen prap thu duhet ta bëjmë barrë të shtetit”, ka thënë Murati në seancën e Kuvendit më 19 tetor.RTVOKARINA.