Gjermania raportoi rritjen e saj më të lartë njëditore të infeksioneve me COVID-19 pasi kancelarja Angela Merkel tha se situata “dramatike” ishte rezultat i valës së katërt që “goditi vendin tonë me fuqi të plotë”.
Instituti Robert Koch (RKI), qendra e kontrollit të sëmundjeve në Gjermani, ka raportuar 65,371 raste të reja brenda 24 orëve të fundit – është një rritje prej 12,545 infeksionesh të reja krahasuar me periudhën 24-orëshe të mëparshme.
Por këto shifra ka të ngjarë të jenë nën raportim dhe shkalla e vërtetë e infeksioneve mund të jetë “dy ose tre herë më shumë”, tha shefi i këtij instituti, Lothar Wieler në një diskutim online me kryeministrin e shtetit të Saksonisë Michael Kretschmer të mërkurën në mbrëmje, raporton CNN.
Vendi raportoi 264 vdekje të lidhura me koronavirusin nga e mërkura deri të enjten, duke e çuar numrin total të vdekjeve që nga fillimi i pandemisë në 98,000 njerëz në Gjermani, sipas të dhënave të Institutit Robert Koch.
\RTV-Okarina\