Bekim Haxhiu: Dërgimi i FSK-së në misione paqeruajtëse është jetësim i amanetit të Komandantit Legjendarit Adem Jashari dhe të gjithë dëshmorëve

Bekim Haxhiu, deputet i Kuvendit të Kosovës ka shprehur mirënjohje dhe respekt për punën e ushtarëve dhe oficeret.

Gjithashtu ai ka shkruar se kjo është një e arritur e madhe e ushtrisë tonë që u bë e mundur falë partnerëve tonë strategjik SHBA, BE dhe NATO, dhe ka shtuar duke thënë se tani ai ndihet i plotësuar.

“Dhe vota sot për dërgimin e FSK-së në misione paqeruajtëse me Ushtrinë Amerikane është jetësim i amanetit të legjendarit Adem Jashari dhe gjithë dëshmorëve, ushtarëve të UCK-së, martirëve dhe gjithë atyre që sakrifikuan ndër breza.
Krenar me ushtrinë tonë, respekt për ushtaret dhe ushtarët, nën-oficerët dhe oficeret e FSK-së” shkroi Haxhiu në rrjetin social “Facebook”


Për më shumë shikoni postimin e plotë:

“Sot me votën tonë Kuvendi i Kosovës miratoi vendimin që Ushtria e Kosovēs të rreshtohet në misione paqeruajtëse përkrah ushtrisë Amerikane, krah për krah Gardës Kombëtare të Iowa-së.

Kjo është një e arritur e madhe e ushtrisë tonë që u bë e mundur falë partnerëve tonë strategjik SHBA, BE dhe NATO.
Si ish luftëtar i UÇK-së, tani deputet, e ndiej vetën të plotësuar me vendimarrjen për themelimin e Ushtrisë së Kosovës dy vite me parë. Dhe vota sot për dërgimin e FSK-së në misione paqeruajtëse me Ushtrinë Amerikane është jetësim i amanetit të legjendarit Adem Jashari dhe gjithë dëshmorëve, ushtarëve të UCK-së, martirëve dhe
dhe gjithë atyre që sakrifikuan ndër breza.
Krenar me ushtrinë tonë, respekt për ushtaret dhe ushtarët, nën-oficerët dhe oficeret e FSK-së.

Mirënjohje dhe respekt për punën e tyre profesionale!
Ju lumtë Gjenerallejtënant Rrahman Rama, komandant i FSK-së, nip i devotshëm i Adem Jasharit!

Ndërsa sot me 92 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim,kanë miratuar Propozim-Vendimin e Qeverisë për dërgimin e Kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit”. /RTV-OKARINA