Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se sot 54 afganë janë nisur nga Prishtina për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ministria tha se janë duke punuar së bashku me Ambasadnë e Amerikës në Prishtinë që afganët nga kampi Lya të largohen nga vendi.
“Patëm kënaqësi që t’i mirëpritnim këtu dhe t’ju tregonim mikpritjen e vendit tonë. Po punojmë pandërprerë me partneren tonë, @USEmbPristina që mysafirët nga kampi Liya të mund të largohen nga Kosova dhe t’ia fillojnë jetës së re. Ju urojmë gjithë të mirat dhe shpresojmë të dëgjohemi sërish me ta”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Kujtojmë se në gusht të këtij viti ka arritur grupi i parë i afganëve, të cilët tashmë janë zhvendosur nga Afganistani, pasi vendin atje e kanë marrë nën kontrollë talibanët.
\RTV-Okarina\