Statusi ofendues në “Facebook” mund t’i kushtoj shtrenjtë komentatorit Andin Lokaj

Andin Lokaj mbrëmë dhe sot është personazhi më i përfolur për shkak të postimit të tij në “Facebook” pas ndeshjes Kosovë U21 – Shqipëri U21.
Pas ndeshjes të cilën e fituan “Dardanët” 2-1, Andin Lokaj postoi:
“Parameno mos me pas fitu sonte kundër ktynve që kur kemi lujt na kosovart TOP, ata në stadion veq ushtar të tupit trunin të Enverit i kan pas në tribina. Harrova qi edhe peshqit me TURBI i patën kqyr”, ka deklaruar Lokaj duke bërë që të këtë reagime të shumta kundrejt tij në komente.
Pas këtij incidenti ka reaguar dhe drejtori i RTK-së, Ngadhnjim Kastrati i cili ka thënë se do të merren masa kundër komentatorit në fjalë.
“Lidhur me rastin e deklarimeve publike te komentatorit Andin Lokaj, RTK njofton se do te veproj ne perputhje me Standardet Profesionale te RTK-se dhe Rregullores per Pergjegjesite materiale dhe disiplinore.
Po ashtu ju beje me dije se tani me kane filluar procedurat ne lidhje me kete rast!”, ka shkruajtur Kastrati në “Facebook”.
Kjo nuk është hera e parë që Lokaj shpreh antipati për Shqipërinë teksa në vitin 2019 në emisionin “Imazh” kishte thënë:
“Unë nuk e dua Shqipërinë o vlla, e dua Kosovën. Këto janë sene të babadimrit. Kosova e ka kombëtaren e vet, e ka shtetin e vet dhe e ka flamurin e vet”.
\RTV-Okarina\