Dita e Alfabetit Shqip – 22 Nëntori (e hënë), do të jetë ditë jo pune për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut.
Kështu njoftojnë nga Ministria për Punë dhe Politik Sociale, në një kumtesë për media, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton se në përputhje me Ligjin për festat e Republikës së Maqedonisë (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 21/98 dhe 18/07), 22 nëntor 2021 (e hënë) Dita e Alfabetit Shqip, është ditë jopune për qytetarët e komunitetit shqiptar në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftim.
MPPS gjithashtu ua uron këtë festë shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut.
\RTV-Okarina\