Debati i ashpër mes Salianjit dhe Braçes në Kuvend gati kalon në konflikt fizik

 

Një debat në distancë mes deputetëve Ervin Salianji dhe Erion Braçe rrezikoi të përshkallëzohet në konflikt fizik mes të dyve.

Gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Shqipërisë, Salianji e akuzoi ish-zëvendëskryeministrin se i del emri në përgjimet e prokurorisë italiane për çështjen e Rezart Taçit.

“A je ti zëvendëskryeministri që del në përgjimet e prokurorisë italiane? Mos m’u drejto mua si kone se je mësuar me këta!”, i tha Salianji Braçes, teksa ky i fundit po replikonte nga vendi.

Më pas të dy lanë vendet e tyre dhe u drejtuan për tek njëri-tjetri, por ishin punonjësit e gardës që shmangën përleshjen.

 

\RTV-Okarina\