Dështon sërish mbledhja e Kryesisë, Tahiri e kritikon Qeverinë

 

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, e ka kritikuar Qeverinë dhe pozitën për mungesë të angazhimit në agjendën legjislative.

Pas dështimit të mbledhjes së Kryesisë, Tahiri tha se mazhoranca nuk po shihet rritje e angazhimit për t’i plotësuar nevojat e qytetarëve.

“Sa i përket funksionimit të Kuvendit, tash e një kohë jemi dëshmitar që nuk kemi pasë mbarëvajtjen të duhur. Përgjegjësia bie mbi mazhorancës që është tregu joefikase në shumë aspekte. S’kemi arritur që nga fillimi me pasë një funksionim të mirëfilltë i icili  do t’i përgjigjej edhe nevojave të qytetarëve”.

Tahiri ka thënë që rol të madh ka edhe Qeveria, pasi sipas tij është proceduesi më i madh i agjendës legjislative.

“Mosfunksionimi i Qeverisë ka dëmtuar shumë parti, pasi janë mbet pezull shumë projekte të ndryshme. Prandaj, prej fillimit nuk kemi parë angazhim për përmirësim të efikasitetit. Dihet qëndrimi i PDK-së, që edhe gjatë verës kur ishte kriza e pandemisë kemi tregu përkushtimin dhe angazhimin tonë e kemi kërkuar që të mblidhemi më herët, t’i ndërpremë pushimet. Mirëpo, kjo mazhorancë ka vazhduar me ritmin e njëjtë”.

 

\RTV-Okarina\