Sot në Bruksel do të mbahet takimi i radhës i dialogut Kosovë-Serbi në nivel teknik.
Delegacioni i Kosovës do të udhëhiqet nga zëvendëskryeministri i parë Besnik Bislimi kurse ai i Serbisë nga Petar Petkoviq.
Delegacioni i Kosovës pritet të takohet me Përfaqësuesin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi Mirosllav Lajçak në ora 11:00, derisa delegacioni i Serbisë pritet të takohet me diplomatin sllovak në ora 09:30.
Deri tani nuk dihet nëse do të ketë edhe një takim mes dy kryenegociatorëve dhe ndërmjetësuesit të BE-së.
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ditë më parë ka treguar për Klankosova.tv se për çka do të diskutojnë palët.
“Mund të konfirmoj se takimi i radhës në nivel të kryenegociatorëve do të mbahet në Bruksel më 16 nëntor. Palët do të vazhdojnë të diskutojnë zbatimin e marrëveshjeve të kaluara, çështjet e pazgjidhura dhe rrugën për të vazhduar para”, ka thënë ai.
\RTV-Okarina\