Shqipëria e mbyll me fitore ciklin për kualifikueset e kampionatit botëror, mposht Andorrën

 

Kombëtarja e Shqipërisë e ka mbyllur me fitore ciklin për kualifikimet në Kupën e Botës “Katar 2022”, duke mposhtur në shtëpi Andorrën.

 

Pavarësisht që dominuan në tërë ndeshjen, rezultati përfundimtar doli të jetë 1 – 0.

Shqipëria shumë lehtë mund të kishte shënuar ndoshta më shumë se katër ose pesë gola, në rast që do t’i konkretizonin rastet.

Ndërkohë, golin e vetëm e shënoi Endri Çekiçi nga pika e bardhë (74′), pas një faulli të shkaktuar brenda zonës së rrezikshme te Mryto Uzuni.

Kështu, Shqipëria e mbyll këtë cikël në grupin I me 18 pikë, dy më pak se Polonia që arrin play-off, derisa Andorra u rendit e parafundit me gjashtë sosh./rtvokarina/