Kombëtarja e Zvicrës edhe zyrtarisht është kualifikuar në Kampionatin Botëror ‘Katar 2022’.
‘Helvetikët’ të hënën mbrëma e kanë fituar bindshëm duelin e fundit të grupit C, pasi kanë demoluar Bullgarin, duke e mposhtur me rezultat të thellë 4-0.
Golat për zviceranët i realizuan Noah Okafor, Ruben Vargas, Cedric Itten dhe Remo Freuler.
Me këtë fitore Zvicra e ka mbyllur Grupin C në vendin e parë me 18 pikë, kurse Bullgaria ka përfunduar e katërta me 8 sosh.
Nga Grupi C në fazën e Play-Offit është kualifikuar Italia që është renditur e dyta me 16 pikë, pasi sonte luajti baras 0-0 me Irlandën Veriore./rtvokarina/