Borrell: Maqedonia e Veriut është e pa lëkundur në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian

 

Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme, Josep Borrell, ka thënë se Maqedonia e Veriut është e pa lëkundur në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian.

Ai kështu deklaroi gjatë takimit me ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.

“Maqedonia e Veriut është e pa lëkundur në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian. Qëndrimi ynë mbetet i pandryshuar – Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë arritur dhe ne mezi presim të mbajmë konferencat e para ndërqeveritare sa më shpejt të jetë e mundur. Unë këtë e konfirmova në takimin ministrit të Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani”,ka thënë Borrell.

 

\RTV-Okarina\