Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq do të qëndrojë sot për vizitë zyrtare në Kosovë.
Gjatë vizitës së tij, Plenkoviq do të ketë takime me krerët e shtetit. Kryeministri kroat do të pritet me ceremoni shtetërore nga kryeministri Albin Kurti.
Ceremonia do të nis në orën 10:00, ndërkaq menjëherë pastaj do të ketë takim të përbashkët.
Pas takimit në orën 11:35 të dy kryeministrat do të mbajnë konferencë për media.
Plenkoviq do të pritet në takim edhe nga presidentja Vjosa Osmani dhe kryeparlamentarin Glauk Konjufca.
Agjenda e plotë e pritjes shtetërore të kryeministrit kroat nga kryeministri Kurti:
10:00-10:10 Ceremonia e mirëseardhjes nga Sh.T.z. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës
Prezantimi i delegacioneve përkatëse nga kryeministrat
Mundësi për fotografi dhe pamje të dy kryeministrave para shkallëve/Hyrja VIP e godinës së Qeverisë
10:10-10:25 Takimi – Sh.T.z.Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës dhe Sh.T.z.Andrej Plenkoviq, Kryeministër i Republikës së Kroacisë
10:25-10:50 Takim ndërmjet dy kryeministrave dhe dy delegacioneve shtetërore.
10:50-11:35 Takimi i përbashkët me komunitetin e biznesit
11:35-11:50 Konferencë e përbashkët për shtyp i dy kryeministrave.
\RTV-Okarina\