Kroacia ka fituar ndeshjen vendimtare ndaj Rusisë me rezultat 1-0, në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Katar 2022”.
Golin e vetëm dhe të fitores për kroatët e shënoi Fedor Kudyashov, i cili ishte autogol, në minutën e 81-të.
Rusia para ndeshjes ishte në vendin e parë me 22 pikë, teksa Kroacia 20 pikë, dhe ishte vendimtare kjo ndeshje për t’u kualifikuar kroatët, ku edhe ia arritën në fund.
Kroacia edhe zyrtarisht është kualifikuar direkt në Botërorin që do të mbahet në Katar, teksa Rusia do të synojë përmes playoffit. /rtvokarina/.