Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë regjistruar shtatë raste të reja me koronavirus, shkruan rtvokarina
Gjatë 24 orëve të fundit është shënuar një rast i vdekjes, ndërsa janë shëruar 13 persona nga ky virus.
” Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.560 doza të vaksinës kundër COVID-19.Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.594.449 doza të vaksinës.
Deri më sot 749.432 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 1.725 testime, 7 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes
Sot janë shëruar 13 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.534.
Në total numri i rasteve aktive është 420″, bëhet e ditur në njoftim./rtvokarina/