Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) njofton se ministrja Rozeta Hajdari, ka marrë vendim për vajrat motorike, Inspektorati i Tregut, që vepron në kuadër të MINT-it, në mbështetje të politikave dhe qeverisjes të ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka filluar kontrollimin e tregut të brendshëm të produkteve të vajrave motorike.
“Me këtë rast ka hasur në vajra motorike pa prejardhje, që d.m.th kanë hyrë në tregun e brendshëm në rrugë jo ligjore (si pasojë e kontrabandimit të mallrave). Pastaj në bazë të rezultateve të testimit dhe verifikimit të mostrave ka rezultuar se ka mospërputhje të përbërjes dhe sasisë të deklaruar në etiketën e produktit”, thuhet në njoftimin e MINT.