Kështu ka njoftuar kryetarit aktual i Shtimes Naim Ismajli.
“Sot vizitova shtatoren e përfunduar të Komandantit Legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, e cila do të vendoset më 28 Nëntor në qendër të Shtimes. Kjo shtatore madhështore do të jetë një frymëzim i përhershëm që do të na jep forcë të ecim përpara duke kujtuar gjithmonë kontributin e heronjve tanë, bijve dhe bijave më të shtrenjta të Kosovës”, ka shkruar Ismajli.
Ndryshe, veprën e realizoi skulptori Agron Blakçori.