Ish-emisari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka thënë se Qeveria e Kosovës ka bërë gabim të rëndë që ka refuzuar projektin amerikan për gazin.
Madje, Grenell këtë e vlerëson si njërën ndër arsyet kryesore pse Kosova nuk u ftua nga ShBA në Samitin për Demokraci.
“Nuk e di pse është refuzuar projekti amerikan për gazin nga Kurti, por është refuzuar një grumbull parash amerikanë për të përmirësuar jetërat e njerëzve në Kosovë. Dhe kjo duhet të shpjegohet. Është një gjë e dhimbshme, sepse është për të mirën e progresit demokratik dhe Kosova nuk është ftuar në Samitin për Demokraci. Mendoj që ka arsye të shumta që nuk është ftuar, por mendoj se keni refuzuar shumë para për të investuar në vendin tuaj dhe ky është një problem”, ka thënë Grenell në një intervistë për RTV Dukagjin