Gastronomët me ultimatum për qeverinë: Vendimin nesër ose ne ju tregojmë vendimin tonë me 14 nëntor

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës i ka dhënë ultimatum Qeverisë së Kosovës se nëse neser nuk merret vendim ata do bëjnë publik vendimin e tyre me 14 nëntor,

“Presim vendimin tuaj nesër dhe ju tregojmë vendimin tonë me 14 nëntor. Ose i hapni bizneset që nuk po lejohen të punojnë (klubet e natës dhe sallat e dasmave) në pajtueshmëri me protokollet shëndetësore të bazuara në teknologji duke i lejuar vetëm të vaksinuarit dhe të pajisurit me dëshmi të futen brenda, ose të miratoni masa financiare për t’i ndihmuar këto biznese të cilat fare nuk po punojnë”, shkruan në postimin e gastronomëve.

Duke treguar se të hyrat e tyre vazhdojnë të shënojnë rënie ata kanë rikujtuar qeverinë edhe një herë për kërkesat e tyre.

“Bizneseve të gastronomisë të ju zgjatet orari i muzikës në përputhje me atë të punës; Të rritet kapaciteti i punës në hapësira të brendshme në shërbimet e HORECA-s; Të hiqet ora policore, ose të mos ketë për personat e vaksinuar dhe ata që kanë dëshmi; Të punojmë me strategji dhe eksperiencën me pandemi e kemi tash e 609 ditë, ndërsa punën që po e shohim në këtë drejtim po lë shumë për të dëshiruar”, kërkpjnë gazstronomët./rtvokarina/