Një person në Kaçanik është rrëzuar nga katër metra lartësi në vendin e punës.
Në raportin 24 orësh thuhet se personi ka pësuar lëndime.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa ka qenë duke punuar në një kompani është rrëzuar nga një lartësi prej 3-4 metra dhe ka pësuar lëndime trupore”, thuhet në raport.
Tutje, në raport thuhet se viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor si dhe janë njoftuar njësit relevante për trajtimin e rastit.
\RTV-Okarina\