Nëse rregullisht përdorni rrjetin social Instagram, ka mundësi të mëdha se ditëve të fundit të keni hasur disa herë në trendin më të ri “për çdo fotografi të kafshëve tuaja shtëpiake, do të mbjellim nga një pemë”.
Më poshtë ju sjellim rrëfimin e plotë se kush qëndron prapa këtij trendi viral dhe nëse planifikohet të realizohet premtimi i dhënë.
Më shumë se pesë milionë njerëz kanë publikuar fotografitë e kafshëve të tyre shtëpiake me mbishkrimin “për çdo fotografi të kafshëve tuaja shtëpiake, do të mbjellim nga një pemë”.
Ky trend filloi në profilin Plant A Tree Co., organizata që mbrëmë në Instagram bëri një njoftim.
“Jemi shokuar me shpejtësinë që ky trend u përhap në mesin e përdoruesve. Pas vënies së trendit në Instagram, e kuptuam që nuk kemi mjete që të mbjellim aq shumë pemë, duke u detyruar që gati të shlyejmë postimin. Por ndodhi një gabim në Instagram dhe përdoruesit vazhduan ta përdorin mbishkrimin dhe logon tonë nëpër story”, thuhet në kumtesë.
Tani ata po lusin të gjithë përdoruesit që tashmë kanë marrë pjesë në fushatë që të dhurojnë të holla për organizatën Trees For The Future, me qëllim që t’i ndihmojnë të mbjellin mbi katër milionë pemë.
E pavarësisht faktit që shumica e përdoruesve të rrjetit sociale, komentuan sesi kjo organizatë sigurisht nuk do të mund të arrijë të mbjell kaq shumë pemë, shumë prej tyre janë pajtuar se kjo është një mënyrë e mirë që opinioni të kujtohet për rëndësinë e mbjelljes së pemëve.
\RTV-Okarina\