Më 8 nëntor, Përfaqësuesja e Kosovës U21 nisi përgatitjet për ndeshjen e radhës kualifikuese për Kampionatin Evropian 2023, që e zhvillon më 16 nëntor kundër Shqipërisë U21.
Në kuadër të përgatitjeve për këtë ndeshje, Kosova U21 do të zhvillojë edhe një ndeshje miqësore.
Të udhëhequrit e Michael Nees do të takohen me skuadrën nga Superliga, Drenicën.
Kjo ndeshje do të zhvillohet nesër (e enjte), në stadiumin “Bajram Aliu” të Skenderajt, me fillim nga ora 12:00.RTVOKARINA.