Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka dalë më në fund në një medium kosovar për të folur mbi punën e tij në drejtimin e Qeverisë së Kosovës.
Kurti sonte foli në emisionin Context në ATV, duke argumentuar së pari mbi menaxhimin e mirë (sic) të situatës me pandeminë.
Ai lavdëroi punën e bërë në negocimin e kontratave me Pfizerin nga Arben Vitia.“Nuk kemi plan për riformatimin e Qeverisë sepse jam i kënaqur me performancën e ministrave. Është çështje ditësh kur do ta emëroj ministrin e ri,” – tha Kurti, përcjell Periskopi.
“Ministri i ri, nuk do të jetë nga Vetëvendosja por do të jetë nga shëndetësia,” – vazhdoi më tej ai.
Kujtojmë se ndër emrat e përmendur për ministër është ai i deputetit Haxhi Avdyli nga Lista Vjosa.