Zhgënjen Kosova, nuk ia del as ndaj Jordanisë, pëson humbje në “Fadil Vokrri”

Kosova ka pësuar humbje në ndeshjen miqësore të zhvilluar shtëpi ndaj Jordanisë me rezultat 2-0.

Kosova në drejtimin e Primoz Gliha, që debutoi si përzgjedhës ka insistuar në pjesën e parë, por edhe përkundër rasteve nuk e ka gjetur golin.

Në anën tjetër Jordania në daljen e parë arritën të shënon gol, kur në minutën e 18-të, një goditje e Baha Faisal u devijua nga mbrojtja jonë për ta paraboluar portierin Aro Muric (0-1).

Kosova tentoi të reagojë menjëherë pas golit, kur një goditje dënimi e Valon Berishë, u ndal me mund nga portieri mysafir.

Pas tij në minutën e 25-të, Amir Rrahmani gjuajti me kokë, por jashtë.

Rasti më i mirë për Kosovës ishte në minutën e 26-të, kur goditja e Vedat Muriqit u prit nga portieri.

Minutat e fundit të pjesës së parë u mbyllën pa ndonjë rrezik të madh.

Në pjesën e dytë inkuadrimi i Edon Zhegrovës i ka dha Kosovës më shumë në fazën e sulmit.

Vedat Muriqi kishte rast të mirë, por goditja e tij goditi transversalen.

Zhegrova tenton në minutën e 51-të, por goditja e tij shkoi mbi portë.RTVOKARINA