Ndodhë edhe kjo Sekretari i PDK-së në Mitrovicë, Valon Brahimi përfshihet në rrahje dhe përfundon në Polici

Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës në degën e Mitrovicës, Valon Brahimi, është intervistuar nga Policia e Kosovës për një rrahje e cila ka ndodhur në fshatin Kçiq në Mitrovicë, raporton rtvokarina

Lajmin për ndalimin dhe intervistimin e Brahimit, në cilësinë e të dyshuarit e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Personi V.B është intervistuar në cilësi e të dyshuarit për veprën penale ‘Lëndin i lehtë trupor”, ndaj tij është ngritur kallëzim penal dhe lënda është proceduar në Prokurori” – deklaroi Zahiti.

Valon Brahimi është sekretar i Partisë Demokratike të Kosovës, degës së Mitrovicës teksa në zgjedhjet e 17 tetorit fitoi edhe ulëse në Kuvendin Komunal të Mitrovicës, ku mori 387 vota. Brahimi në shkurt të 2019 ishte zgjedhur kryetar i nëndegës së PDK-së në Kçiq të Madh, i cili është lokaliteti më i madh në Mitrovicë.