Policia jep detaje për vrasjen në Gjilan, sekuestrohet marihuanë në vend të ngjarjes

Policia e Kosovës ka dhënë detaje në lidhje me vrasjen e 8 nëntorit në Gjilan.

Përmes raportit 24-orësh, Policia ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes është gjetur sasi substancës e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, në peshë 10.5 gramë dhe një pistoletë, e cila dyshohet të jetë përdorur.

“Gjilan, 08.11.2021 – 20:40. Në lidhje me rastin është raportuar se më 09.11.2021 është arrestuar edhe një i dyshuar mashkull kosovar nën dyshimin se ka qenë pjesëmarrës në vepër, po ashtu i dyshuari që ka qenë duke u trajtuar është intervistuar”, thuhet në njoftim.

Sipas PK-së, në total të arrestuar për këtë rast janë pesë persona.rtvokarina.