Policia në Mitrovicë sekuestron një armë

 

Hetuesit policor në kuadër të Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë, mbi dyshimin e bazuar për “Armëmbajtje pa leje”, në orët e mbrëmjes së datës 9 nëntor 2021, kanë realizuar urdhër kontrollin të lëshuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë.

Urdhër kontrolli është realizuar në një shtëpi dhe objekte përcjellëse në fshatin Kqiq të Mitrovicës, me ç’ rast në shtëpinë e të dyshuarit A. Sh., 20 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, është gjetur dhe është sekuestruar një armë e gjatë AK 47 dhe 14 fishek.
Arma dhe municioni i sekuestruar, do të procedohen si dëshmi në rrjedhën e mëtejme hetimore. Ndaj të dyshuarit është iniciuar rast për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”.
Ndërsa pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

 

\RTV-Okarina\