Zaevi i bie pishman, shtyn dorëheqjen deri në stabilizim të vendit

 

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, para pak minutash bëri me dije që do t’a shtyej dorëzimin e dorëheqjes deri në stabilizimin e vendit.

Ai këtë e deklaroi mu në kohën kur opozita maqedonase dhe ajo shqiptare po bëhen gati për votimin e mosbesimit ditën e enjte, shkruan Alsat M

Zaev deklaratën e dorëheqjes e pati bërë me 31 tetor konkretisht në raundin e zgjedhjeve lokale.

Ende asnjë reagim nga opozita për deklaratën e sontme të Zoran Zaev.