Berisha: Ftoj Ramën në debat televiziv t’ia numëroj të gjitha mëkatet, pastaj le të shkojë në Beograd

 

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se nesër do të dorëzohen 4.200 firma për mbledhjen e Kuvendit kombëtar.

Në “foltoren” e qytetit të Pogradecit, ai tha se në kuvendin e 11 dhjetorit do të jenë të pranishëm 10 mijë anëtarë më shumë se firmat e mbledhura.

Sakaq, Berisha ftoi Ramën në debat televiziv, duke shtuar se aty do ia numërojë të gjitha mëkatet që i ka bërë shqiptarëve.

“Edvin je i pashpresë, foltorja të ka kallur datën. Me Sali Berishën do të bashkohen të gjitha burrat dhe gratë që i besojnë dinjitetit njerëzor. Të gjithë ata që i thonë Shqipërisë Shqipëri dhe atdheut atdhe. Të gjithë ato që konsiderojnë mafien një rrezik kombëtar. Para se të të japim duart, të ftoj në një debat televiziv, të tregoj dhe t’i numëroj të gjitha mëkatet e këtyre 8 viteve dhe mbathja në Beograd se atje të presin krahëhapur.

Nesër dorëzohen 4.200 firma të Kuvendit Kombëtar, i them kryetarit pa parti, përkulu para firmave të anëtarëve të PD, se 4.200 kanë firmosur, do të vijnë në atë kuvend 10 mijë të tjerë. Do të jetë festa më e madhe e PD në historinë e saj. Do të jetë triumfi i saj, do të jetë rikthimi i saj i plotë dhe i sigurt në fitoren vendimtare ndaj narko-shtetit. Rroftë PD, rroftë Shqipëria!”, tha Berisha.RTVOKARINA