Asnjë pacient me COVID-19 në spitalin e Mitrovicës, Vushtrrisë dhe Gjilanit

 

hërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar së në spitalin e Mitrovicës, Vushtrrisë dhe Gjilanit nuk është i shtrirë asnjë pacientë me COVID-19.

“Në bazë të raportit të datës 9 nëntor 2021, në Spitalin e përgjithshëm të Mitrovicës nuk ka pacientë të shtrirë me COVID-19.  Pacientë me COVID-19, nuk ka, as në Spitalin e Vushtrrisë dhe atë të Gjilanit. Në tërë Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, në trajtim mjekësor janë 44 pacientë, prej tyre 14 të konfirmuar me COVID-19 dhe 30 të tjerë postCOVID”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së.

Tutje, në këtë njoftim thuhet se me oksigjeno-terapi janë 13 pacientë, përderisa në mjekimin intensiv të Klinikës Infektive është një pacient me maskë të oksigjenit.

Numri i pacientëve me COVID-19 dhe postCOVID,  sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 3 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 27 pacientë post-covid-19

Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 1 pacient

Spitali i Prizrenit, 2 pacientë

Spital i Pejës, 3  pacientë

Spitali i Gjakovës, 6 pacientë

Spitali i Ferizajt, 2 pacientë

 

\RTV-Okarina\