Parashikimi i motit për këtë javë

 

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se java e dytë e nëntorit do të karakterizohet me mot të ndryshueshëm.

Sipas IHMK-së, reshjet e shiut do të rikthehen të mërkurën dhe të enjten, por do të jenë të intensitetit të dobët.

Temperaturat minimale gjatë javës pritet të jenë ndërmjet 4-7 gradë Celsius, ndërkaq ato maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 13-18 gradë.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit. Kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike do të jenë relativisht të mira për shkak të prezencës aktive të elementeve dhe dukurive meteorologjike.

 

\RTV-Okarina\