Më shumë se 40 vende zotohen se do ta ndalin përdorimin e qymyrit

Më shumë se 40 vende zotohen se do të ndalin përdorimin e qymyrit, pas premtimeve të dhëna në në samitin e klimës COP26, thotë qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.

Vendet kryesore që përdorin qymyr, duke përfshirë Poloninë, Vietnamin dhe Kilin, janë ndër ato që do të bëjnë këtë, njofton RTVOKARINA

Por disa nga vendet më të mëdha në botë të varura nga qymyri, duke përfshirë Australinë, Indinë, Kinën dhe SHBA-në, nuk u nënshkruan për këtë premtim.

Qymyri është kontribuesi më i madh në ndryshimet klimatike.

Nënshkruesit e marrëveshjes janë zotuar t’i japin fund të gjitha investimeve në prodhimin e ri të energjisë nga qymyri brenda dhe jashtë vendit.

Dhjetra organizata nënshkruan gjithashtu këtë zotim, me disa banka të mëdha që ranë dakord të ndalonin financimin e industrisë së qymyrit.