Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë pjesë sot në takimin e parë të grupit punues për hartimin dhe finalizimin e legjislacionit për procesin e Vettingut në sistemin e drejtësisë.
Kurti tha se njëra ndër shtyllat e shtetit funksional është sundimi i ligjit dhe drejtësia efikase.
Kryeministri theksoi se sistemi ynë i drejtësisë është i brishtë për shkak të mungesës së rezultateve.
“Sistemi ynë i drejtësisë është i brishtë në mungesë të rezultateve dhe llogaridhënës e me drejtësi selektive të pabarabartë. Mungesa e besimit të qytetarëve në sistemin gjyqësor e prokurorial, vazhdon ta karakterizoj sistemin e drejtësisë”, ka thënë Kurti.
Kurti ka shtuar se referomat janë të nevojshme, dhe se janë të vendosur që ta bëjnë një gjë të tillë.
“Diskutimet për nevojën e reformave në drejtësi janë prapa nesh, tashmë nuk kemi dilemë se a duhet të ndodhin a po jo. Na duhen gjyqtarë të drejtë e efikas, dhe prokurorë me integritet e energjik. Përgjigja ndaj defekteve e dështimeve të tilla për drejtësinë është Vettingu”, u shpreh Kurti.
Kryeministri shtoi se Vettingu do të sigurojë vlerësimin e mirëfilltë e profesional të integritet të gjyqtarëve e prokurorëve, si dhe do të verifikoj pasurinë e tyre.
Ai shtoi se krahas Vettingut qeveria ka filluar edhe iniciativa të tjera të reformës në drejtësi.
\RTV-Okarina\