Komandanti i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, Besart Ahmeti ka folur për aksionin në veri të vendit për luftimin e kontrabandës, ku mbeti i lënduar edhe vetë ai shkaku i përballjes me protestuesit.
Ahmeti në RTV Dukagjini ka treguar se si ka rrjedhur ngjarja atë ditë. Ai theksoi se plagosjet dhe lëndimet tjera janë pjesë të rrezikut dhe se kjo nuk i referohet vetëm pjesës së veriut.
“Ne ishim në asistencë të ekipeve të hetimeve që ishin në luftim të kontrabandës. Në pikën ku unë kam qenë përgjegjës ka ndodh një tentim për bllokim të urës, ne menjëherë kemi reagu, në distancë prej 25-30 metra është vendos një barrikadë në. Ka filluar rritja e numrit të protestuesve, përafërsisht ne aty kemi qëndru 2 orë. I caktuam ekipet për detyrat specifike, u dashtë me qëndru në kohë pak më të gjatë atë pjesë”, ka thënë Ahmeti, shkruan RTVOKARINA