Një seri tërmetesh janë ndjerë në Serbi që nga nata e mbrëmshme e në orët e para të mëngjesit të sotëm, transmeton Reporteri.net.
Siç raportojnë mediat serbe, pas një sërë tërmetesh në rajonin e Mlladenovcit dhe dy tërmeteve që ndodhën mbrëmë dhe mëngjesin e sotëm në afërsi të Kragujevcit, një tjetër është regjistruar pak minuta më parë në afërsi të Topulës.
Sipas të dhënave të Institutit Sizmologjik të Serbisë, tërmeti i fundit ka qenë me magnitudë 1.7 të shkallës Rihter dhe ka ndodhur në orën 08:58.
Ndërkohë tërmeti më i fuqishëm në këto orë, u ndje në Kragujevc dhe ishte me magnitudë 4.1.
Sizmologia serbe, Slavica Radovanoviq tha sot se aktivitete të tilla sizmike pritet të ketë ende.