Në spitalet e Kosovës 66 pacientë po marrin shërbime shëndetësore nga COVID-19, prej tyre 33 janë pacientë post-covid që po marrin trajtim mjekësor në Klinikën e Pulmologjisë në Prishtinë.
Sipas Shërbimit Klinik Spitalor të Kosovës, 21 pacientë janë në oksigjeno-terapi, kurse dy pacientë që po marrin trajtim spitalor në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive.
Numri i pacientëve sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 5 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 33 pacientë post COVID-19
Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 2 pacientë
Spitali i Pejës, 4 pacientë
Spitali i Gjakovës, 9 pacientë
pitali i Mitrovicës, 11 pacientë
Spitali i Ferizajt, 2 pacientë
Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar se të martën (më 2 nëntor) se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 21 raste me coronavirus, pas testimit të 1, 651 mostrave. Ndërsa, nuk është regjistruar asnjë viktimë.
Autoritetet shëndetësore kanë thënë se më 2 nëntor, 10 persona janë shëruar derisa 441 persona janë ende aktivë në coronavirus.
Prej shpërthimit të pandemisë në mars të vitit 2020, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar mbi 160,000 raste të infektimit.
Prej tyre 2,977 persona kanë vdekur.
Prej nisjes së fushatës së vaksinimit 730,037 persona janë vaksinuar plotësisht kundër këtij virusi derisa 838,946 persona kanë marrë dozën e parë.
Deri më 2 nëntor në orën 15:00 është vaksinuar plotësisht 40.6 për qind e popullsisë së përgjithshme.
\RTV-Okarina\