Lewandowski e Dybala dërgojnë skuadrat e tyre në të tetat e finales së Champions League

Mbrëmë (e martë) kompeticioni më i madh i futbollit europian, Liga e Kampionëve, zhvilloi xhiron e katërt për grupet E, F, G dhe H.
Bayern Munchen dhe Juventus siguruan kualifikimin falë fitoreve bindëse përballë Benficës, respektivisht Zenitit.
Edhe Barcelona fitoi minimalisht ashtu si dhe Chelsea, kurse Manchester United mori një pikë në minutat shtesë kundër Atalantës falë Cristiano Ronaldos, që dhe një herë shfaqet heroi i “Djajve të Kuq”.
Gjithësej në tetë ndeshje u realizuan 27 gola, kurse asnjë ndeshje nuk përfundoi me rezulatin më të padëshirueshëm për tifozët – 0-0.
Rezultatet:
\RTV-Okarina\