Suarez ishte afër të transferohej te ky klub i madh para se të transferohej tek Barça

Luis Suarez është një nga qendërsulmuesit më të mirë tash e shumë vite.
Ai impresionoi me paraqitjet e tij me Ajaxin, Liverpoolin, Barcelonën dhe tash së fundmi me Atletico Madridin.
Por, Suarez në intervistën e fundit të dhënë për UEFA.com ka zbuluar diçka që thuhet për herë të parë nga ai.
Liverpooli e bleu uruguajanin nga Ajaxi në ditën e fundit të merkatos së janarit të vitit 2011 për shumën e 26.5 milion eurove.
Suarez qëndroi tek “The Reds” deri në korrik të vitit 2014, ku u ble nga Barcelona për plotë 81.7 milion euro.
Por para se të kalonte në “Camp Nou”, Suarez donte tē largohej nha Liverpooli për shkak se donte të luante në Champions League, por nuk donte të largohej nga Premier League dhe Arsenalin e shihte si skuadrën ideale për të vazhduar karrierën, por Brendan Rodgers e bindi të qëndronte.
“Unë mendoj se kam qenë në Liverpool për një vit e gjysmë kur Brendan (Rodgers) mori drejtimin në korrik 2012. Atëherë, kisha mundësi të nënshkruaja për klube të tjera që po kontaktonin me mua, por ai më telefonoi kur isha në Uruguai me pushime, për të më thënë se ai kishte një mënyrë tjetër të të menduarit, se donte të ndryshonte klubin. Dhe filozofia e tij, se ai donte që klubi të rikthehej në Ligën e Kampionëve dhe të luftonte për të fituar trofe të mëdhenj, se ai do ta bënte skuadrën të luante futboll të shkëlqyeshëm. Ai më kërkoi t’i besoja atij. Më pëlqeu ajo bisedë. Më pëlqeu bindja e tij, filozofia që donte të zbatonte në klub, kështu që fola me agjentin tim dhe klubin për të thënë që nuk doja të largohesha. se doja një mundësi tjetër për të qenë i suksesshëm në Liverpool. Ai vit nuk ishte aq i mirë sa donim, por idetë ishin tashmë mjaft të qarta. Kështu që sezoni 2012-13 kalon dhe unë doja të nënshkruaja për Arsenalin, pasi Arsenali kishte luajtur në Ligën e Kampionëve çdo sezon më parë”, deklaroi Suarez për UEFA.com
Suarez luajti për Liverpoolin në 133 ndeshje duke realizuar 82 gola dhe duke dhuruar 47 asiste për bashkëlojtarët.
\RTV-Okarina\