Sot në Hagë do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj Salih Mustafës. Ish-eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës përpos që ishte i arrestuari i parë i Gjykatës Speciale ishte edhe i pari ndaj së cilit në Dhomat e Specializuara në Hagë nisën gjykimin.
Procesi gjyqësor ndaj Mustafës nisi më 15 shtator 2021, 356 ditë pasi ish-komandant Cali ishte transferuar në Holandë më 24 shtator të 2020.
Ndaj Salih Mustafës do të dëshmojnë më tepër se 16 dëshmitarë, sipas asaj që është bërë e ditur nga Dhomat e Specializuara.
Mustafa akuzohet se gjatë prillit të vitit 1999 kreu krime lufte në një qendër ndalimi në Zllash, në afërsi të Prishtinës, por ai ka mohuar gjithçka që gjendet në aktakuzë duke u deklaruar i pafajshëm.
\RTV-Okarina\