Reshjet e shiut kanë përfshirë vendin qysh në orët e hershme të mëngjesit të kësaj të marte. Reshje shiu do të ketë edhe përgjatë ditës.
Kështu ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK).
“Të martën do të mbaj mot kryesisht me vranësira, orëve të mëngjesit reshje kalimtare shiu. Pasdite intervale me diell”, thuhet në njoftim.
Temperaturat do të sillen nga 6 deri në 13 gradë celsius. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga jugu e juglindja 3-12m/s.
Shtypja atmosferike në rënie deri ditën e martë, më pas me tendencë të rritjes edhe mbi vlera normale.
\RTV-Okarina\