Veturat me “drita të fshehura” ishin mjaft tërheqëse – çfarë ka ndodhur me to?

 

Sot është pothuajse e pamundur të takosh një makinë me “drita të fshehura”, gjë që nuk është për t’u habitur duke pasur parasysh se e fundit është prodhuar në fillim të mijëvjeçarit.

Siç edhe dihet, dritat “e fshehura ose ngritëse” kanë qenë një markë tregtare e makinave individuale për dekada.

Por në shumicën e rasteve, këto ishin vetura sportive, të cilave dritat e fshehta u mundësonin aerodinamikë më të mirë, por edhe më shumë stil.

Dhe nuk ka rëndësi nëse bëhej fjalë për një makinë “të zakonshme” si Mazda kompakt, apo për Ferrari F40, apo për Dodge Charger.

Arsyeja kryesore e zhdukjes së tyre nuk dihet dhe para së gjithash, dritat e tilla nuk janë të paligjshme.

Dhe kjo do të thotë se ka një shans që t’i shohim përsëri në prodhim?

\RTV-Okarina\